Lajme

Aksident në Gjakovë, pesë të lënduar – Një grua dhe një fëmijë në gjendje më të rëndë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e së martës në fshatin Zhur të Gjakovës. Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda”, sipas të cilit, të lënduarit janë paraqitur në Emergjencë rreth orës 17:30.

“Dy prej tyre, një grua dhe një fëmijë, kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkohë, tre personat e tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës. Dy prej tyre janë pranuar në Repartin e Ortopedisë, ndërsa personi tjetër në Repartin e Kirurgjisë.

Sipas njoftimit të institucionit shëndetësor, gjendja e përgjithshme e tre pacientëve të trajtuar në Gjakovë është stabile.

Të Ngjashme