Lajme

Aksident në vend, motori përpl*s këmbësoren dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar Gramsh-Cërrik, ku një grua që po lëvizte në këmbë anës rrugës është përplasur nga një motor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:25. Sipas të dhënave paraprake, motori dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi, kur ka përplasur këmbësoren, e cila si pasojë e goditjes ka rënë në asfalt dhe ka pësuar dëmtime të shumta në trup.

Raportohet se gruaja, për shkak të plagëve të marra, ka humbur përkohësisht ndjenjat në vendngjarje.Pas aksidentit, drejtuesi i motorit ka ndaluar një automjet që po kalonte në rrugë dhe, së bashku me drejtuesin e tij, kanë transportuar gruan e dëmtuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i motorit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, raporton gazetari Fatmir Popja.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të kryejnë veprimet e nevojshme për dokumentimin e aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të motorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm lidhur me gjendjen shëndetësore të këmbësores.

Të Ngjashme