Lajme

Aksident tragjik në Hungari, makina me emigrantë përplaset me kamionin

Një person humbi jetën dhe tetë të tjerë, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në Hungari , afër kufirit me Serbinë, kur një makinë që transportonte emigrantë u përplas me një kamion, thanë autoritetet.

Kryetari i fshatit Asotalom ku ndodhi aksidenti ka shkruar në Facebook se shoferi i makinës, një trafikant, është nxjerrë nga rrënojat nga një tjetër trafikant dhe ata kanë shpëtuar me një makinë tjetër . Përfaqësuesi i ndihmës së parë tha se tre fëmijë janë lënduar rëndë .

Sipas të dhënave të policisë, muajt e fundit ka pasur një rritje të mprehtë të kalimeve të paligjshme të emigrantëve në kufirin jugor të Hungarisë me Serbinë, të cilët mbërrijnë përmes të ashtuquajturës rrugë ballkanike. Me ndihmën e trafikantëve, ata shkojnë në Sllovaki ose Austri.

Emigrantët, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, kanë hyrë në Hungari nga Serbia pavarësisht një gardh hekuri të ngritur nga kryeministri Viktor Orban pas krizës së migracionit të vitit 2015 që tronditi Evropën.