Lajme

Aksident tragjik në Itali, treni përplaset me kamionin, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në provincën e Kozencës në Itali. Një tren është përplasur me një kamion, e për pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë drejtuesi i trenit rajonal që lidh fshatin Sibarin me Catanzaron dhe drejtuesi i kamionit, i cili po udhëtonte vetëm. Aksidenti i frikshëm ka ndodhur në komunën Corigliano-Rossano.

Pas përplasjes, si treni dhe kamioni kanë marrë flakë, duke u shkatërruar plotësisht, ndërsa raportohet për disa të plagosur, shkruan Ansa.  Në vendngjarje kanë shkuar ekipet zjarrfikëse dhe 118 efektivë. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit tragjik.

Treni që u përplas me kamionin është rajonal dhe lidh fshatin “Sibari” të Cassano allo Ionio me Corigliano Rossano. Lokomotiva dhe kamioni janë shkatërruar totalisht nga flakët, por fatmirësisht asnjë nga vagonët nuk pësoi dëmtime të rënda.