Lajme

Aksident tragjik në një kompani! Humb jetën një person, e zënë poshtë materialet e rënda

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie, teksa dyshohet se ishte duke punuar.

Sipas dëshmitarëve, mbi të kanë rënë materiale të rënda, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës, pasi dyshohet se trupi i viktimës ndodhet i bllokuar nën materialet e rënda.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke punuar në momentin e aksidentit.

Të Ngjashme