Lajme

Aksident tragjik në Pejë – goditi shtyllën elektrike me veturë dhe humbi jetën, Policia tregon si ndodhi ngjarja

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë një person ka vdekur.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në orën 05:20, në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

MGID Paragrafi 2

“Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur derisa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nga Vitomirica në drejtim të Pejës dhe me të arritur në rrugën e lartpërmendur, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë elektrike të ndriçimit rrugor”.

“Si pasojë e këtij vetaksidenti, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar Policia.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Artikull i sponzorizuar