Kristian Boçi është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku fatmirësisht dy fëmijët e tij kanë shpëtuar pa lëndime.
Ngjarja ka ndodhur kur Boçi, duke humbur kontrollin mbi makinën e tij tip ‘Benz’, ka çarë barrierat anësore të rrugës dhe ka përfunduar në një kanal.
Megjithatë, Boçi ka pësuar një dëmtim të rëndë, duke humbur shikimin në syrin e majtë. Përmes një videoje të postuar në Instagram, ai ka ndarë lajmin me ndjekësit e tij, duke shprehur mirënjohjen që fëmijët e tij janë të sigurt dhe me shëndet të mirë.
“Faleminderit për mesazhet tuaja. Kam humbur shikimin në syrin e majtë përgjithmonë, me shpresën që do të më rikthehet. Faleminderit Zotit që fëmijët janë mirë,” ka thënë Boçi në video.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta dhe mesazhe mbështetjeje nga miq, familjarë dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
lokimagazine