Lajme

Aksidenti me dy viktima në tunelin e Kalimashit, arrestohet 48-vjeçari

48 vjeçari, i cili u bë shkak për aksidentin në tunelin e Kalimashit është vënë në prangat e policisë.

I arrestuari dyshohet se ka humbur kontrollin  dhe si pasojë e përplasjes fatkeqësisht  kanë humbur jetën dy shtetas kosovarë, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre të tjerë.

“Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S,” njofton policia.

Fillimisht u raportua se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.