
2
Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të martë rreth orës 15:40 në fshatin Xerxë, në aksin rrugor Gjakovë–Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për Insajderin se në aksident janë përfshirë dy automjete, dhe se një person është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, një person është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj.