Lajme

Aksidenti tragjik i furgonit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, policia jep detaje nga vendi i ngjarjes

Një oficer i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë me një furgon të linjës Berat–Tiranë.

Sipas oficerit Perlat Vatoci, rreth orës 15:00 është marrë njoftimi për aksidentin, ku mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me trafikndarësen, përpara se të dalë nga rruga.

See also  VIDEO/ Kush është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën gjatë aksidentit tragjik në Itali! Dy miqtë e tij u plagosën, e dëmtuar edhe shoferja e mjetit tjetërAi bëri të ditur se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas tij, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes të lënduarve është edhe një fëmijë, i cili raportohet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Paraprakisht dyshohet se mjeti ka humbur kontrollin,” u shpreh oficeri Vatoci, duke shtuar se furgoni ishte i licencuar për linjën Berat–Tiranë dhe po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit në momentin e aksidentit.

See also  Ngjarje tragjike/ 40-vjeçari shqiptar humb jetën në vendin e punës në SlloveniAutoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Të Ngjashme