Një person është arrestuar në Graçanicë, nën dyshimin se ka qëlluar me armë zjarri një qen, pronë e një gruaje.
Rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 12:00, ndërsa pas raportimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie, e cila dyshohet se është përdorur në rast, si dhe dy gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës”.
