ShowBizzz

Aksidentohet aktori i humorit Cekja, përplaset me makinën e një kleriku bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë.

Automjeti tip “Mercedes Benz”, që drejtohej nga Sejfulla Myftari, i njohur me emrin artistik “Cekja”, është përplasur me një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga Baba Sheh Hormova, klerik bektashian.

Të lidhura

None found

Përplasja ka qenë jo frontale, duke shmangur dëmtimet fizike. Si aktori i humorit, ashtu edhe drejtuesi tjetër i mjetit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Të Ngjashme