ShowBizzz

Sherri me Jonidën/ Ish-banori i BBVA hedh akuza të rënda ndaj Rozana Radit në lidhje me Adi Hilën

Debati mes Jonida Maliqit dhe Rozana Radit ka marrë një tjetër kthesë, pasi në diskutim është përfshirë edhe Rogert Sterkaj, i cili ka reaguar publikisht në mbështetje të Jonidës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sterkaj i është drejtuar Rozana Radit me një koment të ashpër, duke vënë në diskutim suksesin e saj muzikor dhe duke përmendur edhe emrin e kompozitorit Adi Hila.

“Këngët e tua janë më të klikuara se ato të Jonidës, moj K.A.R.I.G.E.R.I.S.T.E., sepse ti mund t’i kesh prodhuar te dhoma e Adrian Hilës! Jonida ka më shumë vlera për veten, familjen dhe shoqërinë, ndryshe nga ti!”, shkruan Sterkaj në postimin e tij.

Me këtë deklaratë, ai ka marrë hapur anën e Jonida Maliqit, duke e krahasuar me Rozana Radin jo vetëm për karrierën muzikore, por edhe në aspektin personal.

Veçanërisht ka tërhequr vëmendjen përmendja e Adi Hilës, emri i të cilit është përfshirë së fundmi në diskutime publike për shkak të materialeve private të përfolura në rrjetet sociale.

Reagimi vjen në vijim të deklaratave të fundit mes dy këngëtareve, të cilat kanë nxitur diskutime dhe krahasime për suksesin e tyre muzikor.

Deri më tani, Rozana Radi nuk ka dhënë një përgjigje publike ndaj postimit të Rogert Sterkajt, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjedhë të reagojë pas përfshirjes së tij në debat.

Të Ngjashme