Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Sarandës. Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet tip “Ford”, ngjyrë gri me targa AA 460 HU është kthyer përmbys në mesin e rrugës.
Mësohet se në timon ka qenë shtetasi Durim Pashollari, me detyrë punonjës Policie në stacionin e Policisë Kufitare në Borsh. Pashollari ka humbur drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka përfunduar duke u përmbysur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skenderbeu” në Sarandë, ndërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë dhe po kryhen veprimet nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore.
Deri më tani lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga blutë e Sarandës, gjithashtu nuk dihet as gjendja shëndetësore e Pashollarit.
© Credits Ballkan web