Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kroaci, ku një autobus me të cilin udhëtonin shqiptarë të Kosovës është aksidentuar. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë me dije se autobusi me 30 udhëtarë është aksidentuar në afërsi të Dubrovnikut.
MPJD thekson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut, pasditen e sotme rreth orës 18:00. Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti nuk ka patur persona të lënduar.
Njoftimi i plotë i MPJD-së:
Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo