Policia e Kosovës ka sekuestruar para të gatshme, një armë zjarri, municion dhe një sasi të dyshuar të substancave narkotike në fshatin Grabovc të Obiliqit.Rasti, siç thuhet, është zbuluar sot rreth orës 16:00, gjatë një pike kontrolli, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet. Një person është shoqëruar në polici për procedura të mëtejme.Për rastin është iniciuar procedurë për veprat penale të mbajtjes së paautorizuar të armës dhe posedimit të paautorizuar të narkotikëve.
“Veprimet e mëtejme po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit”, njofton Policia e Kosovës.
Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion
