Lajme

Aksioni i “Rithemelimit” në Kuvend, Basha: Ligjet kalojnë pa llogaridhënie

Gjatë konferencës së kësaj të premte, Kreu i PD Lulzim Basha u pyet në lidhje më aksionin opozitar nga grupi i deputëtëve të “Rithemelimit” drejtuar nga Bardhi dhe Berisha.

Basha u përgjigj duke thënë se kaosi i krijuar nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ka bërë që ligjet e qeverisë të kalojnë pa transparencë pa llogaridhënie.

Sipas Kreut të PD ata nuk po bëjnë asgjë tjetër, thjesht po bllokojnë diskutimin e ligjeve dhe nuk dëgjohet asgjë në ekrane mbi ligjet.

 “Opozita ka fuqinë morale të bëjë transparencë para publikut. Kjo që po bëjnë është zerimi i aftësisë të opozitës të ngrejë zërin, shohim që e vetmja gjë që ka sjellë është se këto ligje kalojnë pa transparencë, pa debat, pa llogaridhënie. Para është një farë koperture që i jepet qeverisë. E vetmja që shihet në ekran janë bllokime, por nuk dëgjohet asgjë.

“PD ka marrë një angazhim që mos të shërbejmë si alibi as si perde për të simbiozë të qartë të klasës së vjetër politike që kërkon me çdo formë të ndalë zhvillimet të ruajë status quo. Është provuar se çfarë ndihme të vyer i jepet njërit nga tjetri. Si tjetri e ka farë të lehtë dhe të arsyeshme të mbishtesë vazhdimin e kësaj telenovele.” tha Basha.

Lulzim Basha foli dhe për mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore fizikisht ka dështuar me skenar të kryemunistrit Rama. Në thirrjen e tij Basha tha se të gjithë ata që nuk e kanë me hile, i fton që të bëhen pjesë e komisionit.

“Tani kalojmë te Reforma Zgjedhore. Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi pjesëmarrjen fizike në komision. Komisioni u zhvillua online dhe ka miratuar kalendarin për zhvillimin e punimeve. Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile është të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo