Lajme

Aksioni në veri/ Publicisti me reagim të ashpër për ndërkombëtarët dhe opozitën – zbulon skenarin e tyre për Qeverinë Kurti!

Autoritetet e Kosovës i kanë mbyllur të premten pesë institucione paralele serbe në veri të vendit – pjesë e banuar me shumicë serbe – njoftoi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi.

Ai tha se institucionet paralele serbe kanë funksionuar nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Ministri Krasniqi tregoi se institucionet e mbyllura janë Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e kritikoi këtë vendim dhe tha se është e “shqetësuar dhe zhgënjyer” me veprimet e vazhdueshme të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës të cilat pasqyrojnë rritjen e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, dhe ai francez Olivier Guerot, e kritikuan vendimin duke e cilësuar si të “pakoordinuar dhe të njëanshëm”.

Kujtojm gjithashtu se Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe.

Mirëpo në lidhje me këtë veprim të Qeverisë morën vëmendjen kritikat e shumta që u dhanë nga ndërkomnbëtart.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot”, ka folur publicisti Emin Azemi.

Ai thotë se tashmë është krijuar një praktikë që pas çdo veprimi legjitim të Qeverisë të përcillet me kritika dhe paknaqsi të shumta.

Image
Emin Azemi

Sipas tij, këto reagimet të ndërkombëtarëve janë produkt i një politike konstatnte që ka tash më Perëndimi ndaj çështjeve të ndishme që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi.

“Tashmë është bërë praktikë që pas çdo veprimi legjitim të Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, përcillet me kritika dhe pakënaqësi të shumta. Edhe tani me mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe, të cilat kanë vepruar sipas direktivave të Beogradit, ka hasur në reagime të forta të bashkësisë ndërkombëtare, duke e kualifikuar këtë veprim të Qeverisë së Kosovës si “të nxituar, të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

Mendoj se reagimet që vijnë nga Brukseli dhe Ëashingtoni në adresë të Qeverisë së Kosovës, janë produkt i një politike konstatnte që ka tash më Perëndimi ndaj çështjeve të ndishme që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi. Sipas kësaj politike, të gjitha çështjet e hapura në mes të dy vendeve duhet të zgjidhen përmes dialogut, e jo permes veprimeve që mund të jenë burim tensionesh e incidentesh në veri të Kosovës”, u shpreh ai.

Në Bruksel dhe Uashington ka burokratë

Publicisti vazhdon shpjegimin në lidhje me ngjarjen duke theksuar që kritikat janë më të ashpra nga ndërkombëtarët, pasi në Qeveri është Kurti.

Sipas tij, këto kritika vinë për shkak që në Bruksel dhe Uashingon ka burokratë.

Në anën tjetër, ky qëndrim i Perëndimit ndaj Kosovës ka ardhur duke u modifikuar varësisht se cila strukturë politike e Kosovës ndodhet në pushtet. Tani, kur qeverinë e drejton Albin Kurti, qëndrimet e Perendimit janë më të ashpra, sepse në Bruksel dhe në Uashington ka burokratë që mendojnë se të gjitha vendimet politike të Kurtit që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, janë të pakoordonuara me zyrat kryesore të diplomatëve të huaj në Prishtinë dhe kjo, sipas tyre, është burimi i të gjitha të këqijave.

Kështu mendojnë edhe partite opozitare të Kosovës dhe një pjesë dërmuese e gazetarëve dhe analistëve. Këtu qëndron edhe problemi, sepse mendimi politik opozitar i Kosovës nuk ndërtohet mbi diskursin e brendshëm politik që ata duhet ta kenë, por mbi qëndrimet ediplomatrëve të huaj. Dhe kjo është mënyra më e lehtë e të bërit opozitarizëm, sepse të gjithë ata që e kundërshtojnë Amerikën, sipas opozitarëve të Prishtinës, janë hiq më pak se armiqë të Kosovës. Në dioptrinë e kësaj pikëpamje sipërfaqësore del që Albin Kurti është armiku më i madh i Kosovës. Pse? Sepse ai nuk po koordinohet me aleatët perendimorë para se të ndërmerr veprime të caktuara në veri të Kosovës”, shpjegon publicisti.

Reagimet e opozitës ndaj Qeverisë të pakapshme

Duke vazhduar bisedën publicisti shprehet kritikues edhe për opozitën, veprimet e të cilës i sheh jo të duhura kur shikohen me syzat e ndërkombëtarëve.

Opozita në Kosovë dhe zgjatimet e tyre te një pjesë e analistëve, deri më tani nuk e kanë alarmuar bashkësinë ndërkombëtare për tolerimet që i bëhen Serbisë sa i përket nxitjes së skenareve destabilizuese”, potencon ndër tjera Azemi.

Nuk është në natyrën e opozitarizmit që të pajtohet me çdo veprim të qeverisë, por nuk është edhe normale që çdo dëm që i bëhet Kosovës nga ana e Serbisë të shikohet me syzat e ndërkombëtarëve. Jo pak politikanë të opozitës dhe një pjesë e madhe e gazetarëve dhe analistëve janë shndërruar në vëzhgues ndërkombëtarë dhe e kanë braktisur misionin e tyre të shenjtë të kundërshtimit të zgjidhjeve të dëmshme që bëhen në kurriz të Kosovës. Mund t’i kuptojmë burokratët në Bruksel dhe në Uashington për qëndrimet e tyre ‘pragmatike’ ndaj çështjeve të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, por është totalisht e pakuptueshme që opozita në Kosovë të luaj rolin e patericave të ambasadorëve të huaj në Prishtinë, për çfarëdo çështje që bie ndesh me interesat jetike të Kosovës dhe me tolerimet absurde që i bëhen Serbisë. Sot përderisa po flasim, në Serbi ecin të lirë Radojçiqi dhe grupi i tij që deshti të aneksojë me dhunël një pjesë tël teritorit të Kosovës. Opozita në Kosovë dhe zgjatimet e tyre te një pjesë e analistëve, deri më tani nuk e kanë alarmuar bashkësinë ndërkombëtare për tolerimet që i bëhen Serbisë sa i përket nxitjes së skenareve destabilizuese, të tipit të Banjskës, kundër shtetësisë së Kosovës”, tha ai.

Në fund, publicsti thotë që Serbia destabilizuese po e pengon vetëm Kurtin mirëpo opozitën jo, kjo sepse jemi në prag të zgjedhjeve dhe çdo aksion politik kundër Qeverisë mendohet të jetë në favor të tyre (opozitës).

Në perceptimin diplomatik del se vetëm Kurtit po i pengon kjo Serbi destabilizuese, por jo edhe opozitarëve dhe shumicës së analistëve, dhe përderisa është kështu, atëherë Kosova duhet të ndëshkohet me masa sanksionuese, kurse Kurti të shpallet polikan i padëshiriueshëm në zyrat e vendimarrjes politike ndërkombëtare.

Ky disponim antiKurti është i mirëseardhur për opozitën tani në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe çdo aksion politik i Qeverisë së Kosovës, që ka të bëjë me veriun e vendit, tash e tutje nga opozita do të lexohet me syzat e ndërkombëtarëve (!)”, përfundoi publicist Emin Azemi për “Bota sot”.