Lajme

Aktakuzë ndaj katër personave për grabitje në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren,ka ngritur aktakuzë ndaj 4 personave për grabitje dhe armë mbajtje pa leje

Sipas aktakuzës K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., më datë 03.02.2026, rreth orës 01:05, në Prizren, në afërsi të “Tregut të Gjelbër”, të pandehurit, pas një marrëveshjeje paraprake ndërmjet tyre, kanë vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme të të dëmtuarës L.R., duke përdorur kanosje serioze me armë dhe thikë.

“ Të pandehurit e lartcekur, të maskuar dhe të armatosur, i janë afruar automjetit ku ndodheshin të dëmtuarit L.R., dhe H.S., dhe nën kërcënim të thikës dhe armës, të dëmtuarve u kanë kërkuar para, ku nga e dëmtuara L.R., kanë marrë të holla kesh,  si dhe nga automjeti është marrë një send me vlerë të vogël. Pas kryerjes së veprimeve, të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin me të cilin kishin ardhur, dhe janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa të dëmtuarit kanë njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës”, thuhet në komunikatë

Gjatë kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, përkatësisht një pistoletë e tipit “Zoraki” cal. 9 mm me një karikator dhe një fishek, si dhe një pistoletë e tipit “EKOL” cal. 9 mm me karikatorin përkatës. Po ashtu, është konfiskuar edhe automjeti i markës “Golf VII”, i cili, ka shërbyer si mjet për kryerjen e veprës penale./teve1.info/

 

 

 

 

Të Ngjashme