Aktori Neal McDonough refuzon të marrë pjesë në ndonjë skenë intime në punën e tij të aktrimit, madje refuzon të puthë.
Shumë yje kanë rregulla dhe skena të caktuara që nuk duan t’i xhirojnë ose klauzola në kontratat e tyre me të cilat nuk do të bien dakord.
Aktori amerikan thekson se ai refuzon skenat e puthjeve për shkak të bindjeve të tij fetare.
“Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe veten time në vend të dytë.
Kjo është ajo që unë udhëhiqem”, tha ai.
Artisti thotë se është shumë i lumtur me gruan e tij Ruve Mcdonough dhe me të gjithë familjen.
“Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua”, tha ai. Ai pretendon se puthja e një gruaje tjetër në film do të ishte tradhti për të.
Refuzimi për të filmuar skena intime kishte qenë më parë një pengesë për karrierën e tij.
Duke folur për Closer ëeekly, ai kujtoi se ishte shkarkuar nga Scoundrels të ABC për shkak të qëndrimit të tij.
“Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj nuk munda të gjeja punë sepse të gjithë mendonin se isha një fanatik fetar”, tha ai.
McDonough dhe gruaja e tij u takuan për herë të parë në xhirimet e “Band of Brothers” dhe për të ishte dashuri me shikim të parë.