Aktori amerikan Michael Madsen është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit për dhunë në familje.
Ai dyshohet se është konfliktuar me bashkëshorten e tij, pasi kjo e fundit pretendon se ai e ka shtyre dhe e ka mbyllur jashtë banesës së tyre në Malibu.
Madsen, i cili luajti në filmat e Quentin Tarantino-s Reservoir Dogs dhe Kill Bill, u lirua më vonë nga paraburgimi me një garanci prej 20,000 dollarësh.
66-vjeçari nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje, por një përfaqësues i Madsen tha në një deklaratë për faqen e internetit të Variety se “ishte një mosmarrëveshje midis Michael dhe gruas së tij, e cila shpresojmë të zgjidhet pozitivisht për të dy”.
Michael Madsen dhe DeAnna Madsen janë të martuar prej 28 vitesh.
Ai është më i njohur për rolet e tij si psikopat Mr Blonde në Reservoir Dogs dhe vrasës Budd në Kill Bill: Volume 2.