ShowBizzz

Aktori i njohur në lidhje me këngëtaren 29 vite më të re?

Këngëtarja Kelis thuhet se është në lidhje me aktorin e “Ghostbusters”, Bill Murray.

Sipas gazetës, të dy ndezën thashethemet për romancë pasi Murray ishte për të parë këngëtaren e “Bossy” në një koncert në Londër.


Ai gjithashtu u pa duke e mbështetur atë në disa nga performancat e saj të tjera.

Burime të afërta me çiftin thanë se ata gjithashtu janë parë së bashku në të njëjtin hotel dhe janë “afruar për një kohë” pas takimit të parë në ShBA.

“Ata u panë të dy në të njëjtin hotel dhe ai ka qenë për ta parë performancën e saj disa herë përpara se të shkonte në Mighty Hoopla”.

“Çfarëdo që të jetë ajo që i ka bashkuar, dhe sado e pamundur të duket, ata janë të dy beqarë dhe po argëtohen pavarësisht diferencës në moshë”, theksoi mes tjerash burimi.