Aktori i njohur turk, Murat Yildirim dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja marokene Iman Elbani, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.
Lajmin e bukur çifti e ndau me ndjekësit përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku konfirmuan se familja e tyre do të zgjerohet së shpejti.
Murat dhe Iman janë të martuar që nga viti 2016 dhe prej vitesh konsiderohen një nga çiftet më të dashura për publikun.

Vajza e tyre e parë, Miray, lindi në tetor të vitit 2022.
Ardhja e Miray ishte një moment shumë emocional për çiftin, pasi më herët kishin përjetuar humbje të shtatzënive.
Tani, gati katër vjet pasi u bënë prindër për herë të parë, ata po përgatiten të mirëpresin edhe një anëtar të ri në familje.
Në fotografitë e publikuara, Murat dhe Iman shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa në disa prej tyre shihet edhe vajza e tyre, Miray. /Telegrafi

