Lajme

Aktori shqiptar në Greqi rrëfehet: Kam ardhur këtu pesë vjeç, ndonjëherë ndihesha ndryshe për shkak të prejardhjes

Daniel Nurka, është një aktor i ri  25 vjeçar në Greqi, me origjinë shqiptare i cili u bë i njohur në serialin “Krushqit nga Tirana”, i transmetuar në Mega. Në një intervistë të dhënë për një televizion në Athinë, ai ka pohuar se është me origjinë shqiptare, por është rritur në shtetin fqinj.

“Kam lindur në Shqipëri, kur isha 5 vjeç erdhëm në Greqi me familjen time dhe qëndruam në Kiato deri në moshën 18 vjeç. Nuk u përballëm me çështje racizmi kur shkuam të jetonim në Kiato. Në shkollën fillore të gjithë fëmijët më përqafuan dhe e mësova shpejt gjuhën. Babai im erdhi në Greqi në vitin 1997.

Një vit më vonë linda unë. Ai erdhi vetëm për të rregulluar dokumentet dhe gjërat e tjera. Pastaj erdha unë, motra dhe mamaja. Tani kam kartë identeti greke, kam bërë shërbimin ushtarak, i kam shërbyer atdheut dhe kam votuar 2 herë”, thotë Daniel Nurka.

Siç ka përmendur edhe në intervista të tjera, ai, si shumë bashkatdhetarë të tij, është përballur me incidente racizmi për shkak të origjinës së tij shqiptare, ndërsa thotë se një të tillë fillimisht e ka përjetuar në shkollë.

“Ka pasur raste që ndihesha ndryshe për shkak të prejardhjes. Kur je një i huaj, është një ndjenjë… Gjithmonë ndihesh sikur ke diçka pak më ndryshe nga të tjerët. Nuk e di nëse mund ta eliminoni 100%. Ekziston një burokraci e madhe. Përderisa kam jetuar dhe jam rritur këtu, përse nuk duhet që unë të shpreh mendimin tim për çështje sociale apo çdo gjë tjetër”, shprehet aktori.