Cillian Murphy është nga të paktët yje që nuk i pëlqen të bëjë fotografi me adhuruesit e tij.
Për këtë ai e ka edhe një arsye.
“Unë mendoj se është më mirë të përshëndetemi dhe të bisedojmë bashkë”, tha aktori 47-vjeçar në një intervistë së fundmi.
Ai poashtu shtoi se e ka shumë problem kur fansat i bënë fotografi në mënyrë të fshehtë.
Murphy, i cili është nominuar për aktorin më të mirë në Oscar 2024 për rolin e tij në filmin Oppenheimer, ka folur ndër të tjera edhe për faktin se pse ai zgjedh të realizojë vetëm një film në vit.
“Mendoj se për mua një pjesë e rëndësishme e të qenit aktor është thjesht të jetosh dhe të kesh një jetë normale duke bërë gjëra normale”, u shpreh aktori.