ShowBizzz

Aktori turk blen shkollën, e shkatërron për hakmarrje ndaj mësuesve të tij

Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul ka rrëfyer se ka blerë dhe prishur shkollën e fëmijërisë së tij!

Në postimin e tij, Ertugrul u tha fansave të tij se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në fëmijëri.

Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij.

TS Poll - Loading poll ...

Postimi mori mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij si destruktive dhe antiturke.

Ertuğrul ka mbi 3 milionë ndjekës në Instagram dhe fansat e aktorit turk ishin të ndarë mes atyre që e mbështetën lëvizjen e tij dhe atyre që mendonin se po dërgonte mesazhin e gabuar për fëmijët e vegjël.