ShowBizzz

Aktorja Ana Lika publikon foton e fundit të së ëmës: Nuk arrite ta postoje për Krishtlindje se Zoti të mori pranë

Aktorja Ana Lika, para pak ditësh, humbi nënë, nga sëmundje e rëndë, ka bërë një reagim ku ka ndarë një foto të së ëmës dhe prek me fjalët; “Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pranë tij”, shprehet ajo.

Dita e Krishtlindjes u kthye në ditë zie për familjen, pasi Ilda Gjoni, motra e Inisit dhe Ingridit, ka ndërruar jetë në moshë të re pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme.

Kjo është fotoja e fundit e Ilda Gjoni për Krishtlindje, për të cilën vajza thotë se nuk arriti dot ta postojë.

Reagimi i aktores:

“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pranë tij. E di qe ti do jesh gjithmonë duke na pare nga atje lart dhe te premtoj qe sdo na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime”, shkruan aktorja Ana Lika.