Festivali i Kanës është një nga ngjarjet më madhështore të vitit dhe të gjithë kurohen deri në detaj për tu dukur sa më glamur gjatë parakalimit në tapetin e kuq.
Por për aktoren Jennifer Lawrence ajo që ka pasur më shumë rëndësi është rehatia.
Lawrence u shfaq e veshur me një fustan të kuq deri në fund të këmbëve nga Dior, me dekolte dhe rripa, një varëse me diamantë nga Tiffany dhe unazën e saj të fejesës.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishin shapkat e saj me gisht të cilat u dalluan vetëm për një moment, kur aktorja ngriti paksa pjesën e përparme të fustanit për të zbritur shkallët.
Kjo duket si një lëvizje e zgjuar nga ana e aktores, e cila njihet për incidentet e saj në evente të ndryshme çmimesh ku shpesh është penguar ndërsa ngjitej në skenë dhe mesa duket këtë herë i është shmangur në këtë mënyrë.