Vanessa Hudgens është shtatzënë me fëmijën e saj të parë. Lajmin e mrekullueshëm, aktorja e dha gjate ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, ku tregoi barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq. Kjo ishte një surprizë për ndjekësit e saj, të cilët e mësuan në këtë mënyrë lajmin e lumtur.
Hudgens kishte veshur një fustan të zi me mëngë të gjata, i cili puthitej në trup duke nxjerrë në pah në mënyrë perfekte barkun e saj të shtatzënisë. Ky është fëmija i parë që ajo dhe bashkëshorti i saj, lojtari i bejsbollit Cole Tucker, do të kenë së bashku.
Të mërkurën, Hudgens kishte folur mbi spekulimet e shtatzënisë që u shfaqën për herë të parë në tetor. “Unë pata nja dy fjalë për një pjesë të publikut i cili i shfrenoi mendimet e tij për mua në një mënyrë që m`u duk mungesë respekti”, tha ajo në episodin e 6 marsit të podcast-it She Pivots. “Kam dalë në festën time të beqarisë në tetor dhe kam postuar një video të vetes dhe vërshuan komentet: “ Zot, ti je shtatzënë”. Ajo i quajti këto komente “kaq të pasjellshme”, duke shtuar: “Më vjen keq që nuk vesh rroba të ngushta çdo ditë dhe jam një grua e vërtetë dhe kam një trup normal”. Hudgens tha se njerëzit duhet të jenë “më të kujdesshëm” në lidhje me spekulimet e shtatzënisë: “Mos bëni supozime në të gjitha aspektet e jetës, por veçanërisht ato që kanë lidhje me trupat e grave të tjera”, u shpreh ajo.
bal