ShowBizzz

Aktorja e njohur thotë se do të largohet nga ShBA nëse fiton Trump, zbulon shtetin ku do të zhvendoset

Sharon Stone ka theksuar se do të largohet nga SHBA nëse Donald Trump del fitimtar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ylli i Hollivudit e bëri deklaratën e guximshme pasi thekson se platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes”, duke zbuluar se ajo po mendon të blejë një shtëpi në Itali nëse Trump fiton.

Sharon Stone bashkohet me një sërë yjesh të tjerë të listës A, të cilët janë kundër një mandati të dytë të mundshëm për Donald Trump.

Mes personazheve të famshëm po përmendim, George Clooney, Jamie Lee Curtis, Katy Perry dhe Robert De Niro, të cilët shprehën publikisht mbështetjen e tyre për kandidaten e tij kundërshtare, Kamala Harris.

“Sigurisht që jam duke konsideruar një shtëpi në Itali” tha Stone, për Daily Mail. “Kjo është një nga herët e para në jetën time që kam parë dikë që kandidon për post në një platformë urrejtjeje dhe shtypjeje”.

 



ks