ShowBizzz

Aktorja e njohur: Zgjohem në tre të mëngjesit dhe mendoj për vdekjen

Aktorja 57-vjeçare, Nicole Kidman ka pozuar për revistën GQ dhe ka folur se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj në vitet e fundit.

Ajo ka bërë një deklaratë aq shokuese por dhe aq të çuditshme ku ka rrëfyer se zgjohet papritur në orën 3 të mëngjesit dhe mendja i shkon tek vdekja.
Nëse nuk e mbani mend ua rikujtojmë ne: nëna e saj ndërroi jetë këtë vit në shtator në moshën 84-vjeçare!
Vdekja dhe jeta. Jeta vjen dhe të godet. Humbja e prindërve, rritja e fëmijëve, martesa dhe të gjitha këto gjëra të tjera më bëjnë një person jashtëzakonisht emocional. Kjo është jeta. Jeta është pa dyshim një udhëtim dhe të godet kur rritesh!”- është shprehur ajo.