ShowBizzz

Aktorja e ‘Sex And The City’ ka një këshillë për të gjitha gratë: Zgjidhni kirurgun e duhur plastik

Kim Cattrall është më e njohur për rolin e saj ikonik si Samantha Jones në Sex And The City. Pak para se të rikthehet sërish në spin off-in e “And Just Like That…” ajo jep një intervistë lidhur me operacionet plastike dhe pamjen e saj.

View this post on Instagram

A post shared by Kim Cattrall (@kimcattrall)

TS Poll - Loading poll ...

Duke folur për Sunday Times, ajo fillimisht tha se mund të përballojë të provojë trajtime të ndryshme kundër plakjes që janë në treg herë pas here.

“Unë luaj një lloj femre me një pamje të caktuar dhe profesionalisht duhet të kujdesem për veten”. Ajo gjithashtu shtoi se dëshiron të jetë gjithmonë versioni më i mirë i vetes dhe përpiqet për të.

Megjithatë, për ta arritur këtë, ka nevojë edhe për ndihmën e një specialisti dhe në të vërtetë kirurgun e duhur plastik, i cili nuk do të transformojë apo të ndryshojë fytyrën apo pamjen, por do të korrigjojë çdo defekt.

Është shumë e rëndësishme që një grua të zgjedhë kirurgun e duhur plastik. Pas operacionit ajo duhet t’i ngjajë vetes”, shtoi aktorja e nominuar për Emmy. “Tani jam në të gjashtëdhjetat dhe po e luftoj plakjen në çdo mënyrë. Ka mbushës, botox, ka kaq shumë gjëra të ndryshme që mund t’i eksplorosh dhe të përpiqesh të shohësh nëse është për ty”, shpjegon Kim Cattrall./abcnews.al