Aktorja Liza Koshy pati një moment të sikletshëm, kur u rrëzua në tapetin e kuq të “Oscars 2024”.
E veshur me një fustan të kuq dhe taka të larta, Liza pësoi një rënie të fuqishme, duke u rrëzuar tërësisht në tapetin e kuq, shkruan revista People.
Por, ajo shpërtheu në të qeshura — veprim tipik për të — ndërsa të gjithë rreth saj nxituan ta ndihmonin të ngrihej. Ajo vazhdoi të pozonte për fotot, por jo pa ndihmën e atyre rreth saj për të siguruar që të mos binte përsëri.
Një video e AP e shpërndarë në Twitter nga gazetarja Katcy Stephan tregon rënien e plotë (dhe rimëkëmbjen e mahnitshme të Lizës).
Liza përndryshe more vëmendjen edhe jo shumë kohë më parë, kur u paraqit tejet elegante në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, “Golden Globes 2024”.