Zendaya ka tërhequr vëmendjen në Paris me një tjetër paraqitje elegante, teksa shijoi një ditë blerjesh pas përfundimit të Javës së Modës në Paris.
Aktorja 30-vjeçare u fotografua me asistentin e saj, Darnell Appling, gjatë vizitës në dyqanin francez Merci.
Për këtë dalje, Zendaya zgjodhi xhinse me ngjyrë të çelët, një këmishë të bardhë dhe një pallto Prada të vitit 1999, me vlerë rreth 2,300 euro, shkruan DailyMail.

Pamjen e kompletoi me një çantë Louis Vuitton dhe këpucë Maison Margiela Tabi, që kushtojnë rreth 1,150 euro.
Dalja e saj vjen pas kritikave që mori gjatë sfilatës së Louis Vuitton në Luvër, kur nuk u ngrit në këmbë për të përshëndetur Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron.

Zendaya ishte ulur në rreshtin e parë dhe, pasi ngriti kokën, e përshëndeti Macron me buzëqeshje dhe i shtrëngoi dorën.
Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale, ku disa përdorues e kritikuan aktoren, duke pretenduar se duhej të ishte ngritur në këmbë për ta përshëndetur. Të tjerë e cilësuan veprimin mungesë të sjelljeve bazë, duke nxitur debat në internet.
Ndërkohë, Zendaya duket se ka vazhduar angazhimet e saj në Paris pa u përfshirë publikisht në polemikat që pasuan sfilatën, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të kuruar dhe veshjet e markave luksoze. /Telegrafi
