ShowBizzz

Akuzat e Jetmirit për falsifikim tenderi nga Juli, zbulohet për çfarë bëhet fjalë

Pak para se të kërkonte largimin nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, arsye përplasja me produksionin, Jetmir Salaj u shpreh se ka dëgjuar aktorin Jul Deda të flas për falsifikimin e një tenderi.

Kanë pranuar Julin në rastin e tij, sesi ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik, ku ka marrë pjesë në një tender publik dhe kanë falsifikuar tenderin duke janë bërë pjesë e një falsifikimi. Atë e ka thënë vetë Julian Deda me gojën e tij duke përfshirë të tretë nga jashtë dhe unë do t’ju lutesha ta sillnit në vëmendje”– tha Jetmiri asokohe.

Ditën e djeshme, përmes një postimi në Instagram, Juli kërkoi që të sqarohet kjo ose në rastin e kundërt do të bëjë një padi.

Ndërsa i ftuar së fundmi në ‘Shqipëria Live’, ai deklaroi se nuk kishte të bënte fare me një tender, por me një ankand.

Akuzohem nga Jetmiri që unë kam marrë pjesë në një tender duke përdorur një person që unë njihja për ta falsifikuar e kështu me radhë. Po të kishte ndodhur kjo do të kisha dy milionë euro në bankë.

E hodha sepse dje ma ridërguan, i thash thuaje emrin. Jetmiri më mori në telefon dhe më tha se për kë rast bëhet fjalë. E vërteta është se nuk bëhet fjalë për tender fare, bëhet fjalë për një histori që e kam treguar me humor për një ankand. Nuk ka lidhje me tenderin, ka një lidhje me ankand. Do ta diskutoj edhe një herë me Jetmirin. E sqarova me të”.

I pyetur nëse do ketë gjyq, Juli tha “Do e diskutoj me Jetmirin se duhet të dali ta përgënjeshtroj.



lokimagazine