ShowBizzz

Akuzat për shpërndarje të përmbajtjeve pornografike, Bianca Censori thyen heshtjen

Nuk kalon asnjë ditë që Kanye West të mos shkaktojë polemika, por tashmë është partnerja e tij, Bianca Censori ajo që e gjen veten në vijën e zjarrit.

Ajo tani ka mohuar me forcë akuzat se i ka dërguar një punonjësi të Yeezy materiale pornografike, që dyshohet se ishin të aksesueshme edhe për të miturit.

“Unë jam autorizuar nga Bianca të theksoj se çdo pretendim që ajo ka shpërndarë materiale pornografik për të miturit është fyes, i neveritshëm dhe plotësisht i rremë,” tha në një deklaratë ish-shefi i stafit të West, Milo Yiannopoulos. Ai më tej goditi personelin, duke thënë se ata nuk ishin punësuar kurrë në Yeezy dhe se gënjeshtrat e tyre janë ” të dëshpëruara për vëmendje”.

Në padi pretendohet se Censori, 29 vjeç, i dërgoi një punonjësi të Yeezy një link me video +18 në prill. Sipas saj, të miturit që punonin për aplikacionin “Yeezy Porn” kishin gjithashtu akses në këtë përmbajtje.