Lajme

Akuzohet për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet shqiptari në Itali

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akzuohet për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Policia italiane njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonte shqiptari, u gjetën një peshore elektronike, lëndë narkotike e ndarë në doza dhe 400 euro cash, shkruajnë mediet vendase. 

Arrestimi i 20-vjeçarit është bërë pasi policia lokale ishte njoftuar për lëvizjet e tij të dyshimta në lagjen ku banonte, në Pistoias. Shqiptari është dërguar që qendrën e paraburgimit, ku pritet të kryhen procedurat e mëtejshme.