ShowBizzz

Akuzohet për shkeljen e të drejtave të autorit: Beyonce përballet me padi

Beyoncé, po përballet me një proces gjyqësor pas një padie të ngritur nga kompania “Hirose Enterprise” dhe producenti Shuji Hirose.

Ylli amerikan akuzohet për shkelje të pronësisë intelektuale në krijimin “Alien Superstar”, pjesë e albumit të saj të vitit 2022, “Renaissance”.

Sipas pretendimeve të paraqitura në gjykatë, në hyrjen e projektit të saj është shfrytëzuar pa leje një sekuencë me zë nga projekti “Moonraker” i artistit John Holiday.

Pala paditëse deklaron se ekipi i këngëtares mori një miratim nga vetë Holiday vetëm pas publikimit të materialit, por pretendon se ai i kishte bartur të drejtat autoriale te kompania vjet më parë dhe nuk kishte më tagër ligjor për lëshimin e licencës.

Përmes kësaj padie kërkohet pezullimi i realizimit të të meftave financiare nga kjo pjesë muzikore si dhe një dëmshpërblim financiar, vlera e të cilit nuk është specifikuar

Të Ngjashme