Një shtetas i huaj është plagosur me thikë të shtunën në Malishevë, pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Edhe personi tjetër i përfshirë në rast ka marrë trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Policia e ka iniciuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”.
