Lajme

Alarm për WhatsApp-in: AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në rrjetin WhatsApp. Sipas autoritetit, disa përdorues kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa mënyra e realizimit të këtyre sulmeve po analizohet nga ekspertët e sigurisë.

Për të parandaluar vjedhjen e të dhënave, AKSK rekomandon aktivizimin e verifikimit me dy hapa, mosndarjen e kodeve të regjistrimit me persona të tjerë dhe kontrollin e rregullt të pajisjeve të lidhura në aplikacion. Gjithashtu, qytetarët këshillohen të shmangin klikimin mbi lidhje të dyshimta dhe të mbrojnë adresat e tyre të email-it me fjalëkalime unike.

Të Ngjashme