Lajme

Alarm trazirash për Halloween në Francë. Çfarë vendosi qeveria duke mobilizuar gjithë policinë

Ndërsa shumë njerëz festojnë këtë fundjavë Halloween-in, në Francë kjo ditë ku shumëkush del me maska, pritet të “festohet” ndryshe: Qindra mijëra njerëz, sidomos rinia studentore kanë vendosur të dalin në rrugë në Paris dhe mbarë Francën për të kërkuar të drejtat e tyre të parealizuara.

Përballë tyre, qeveria ka rritur nivelin e gatishmërisë për shkak të rrezikut të lartë të shpërthimit të trazirave gjatë festimeve të Halloween-it dhe protestave masive të planifikuara për këtë të shtunë në të gjithë vendin.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nuñez, deklaroi se shërbimet e sigurisë kanë detektuar thirrje të shumta në rrjetet sociale për grumbullime dhe marshime të panjoftuara, të cilat maskohen si festime të Halloween-it por synojnë nxitjen e trazirave nga orët e pasdites deri vonë në natë.

Paralelisht me këto gatishmëri, lëvizja e “Jelekëve të Verdhë” ka shpallur raundin e tretë të protestave me tubime përpara Asamblesë Kombëtare dhe bashkive kryesore, një iniciativë që mbështetet edhe nga sindikatat.

Presidenti Emmanuel Macron i ka cilësuar demonstratat si të një rreziku të lartë dhe u ka kërkuar organizatorëve që marshimet të zhvillohen jashtë qendrave të qyteteve.

T shtunën e kaluar dolën në rrugë rreth 500 mijë protestues në të gjithë Francën, përfshirë mbi 110 mijë vetëm në Paris.

Ministria e Brendshme njoftoi se ka vendosur të mobilizojë rreth 70 mijë efektivë policie, forca speciale, mjete të blinduara dhe hidrantë uji.

Vala e protestave, e cila nisi nga studentët që kërkojnë kushte më të mira në shkolla, po zgjerohet me pjesëmarrjen e grupeve të tjera shoqërore që protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës, ushqimeve dhe strehimit.

Përballë tyre është vënë shteti i cili po përpiqet me mjetet e tij ta shtypë protestën duke përdorur së tepërmi faktin se në demonstrata ka pasur akte dhune.

Të Ngjashme