Lajme

Ndahet nga jeta vëllai i aktorit Agan Asllani, Tëvë1 shpreh ngushëllime

Ka ndërruar jetë vëllai i aktorit Agan Asllani, pjesë e emisionit “Logjikonomia” në Tëvë1.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një njoftimi, pas pesë ditësh betejë për jetën, si pasojë e një aksidenti trafiku që kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Selaci”, në Bajr të Mitrovicës.

Pas aksidentit, i ndjeri ishte dërguar pa vetëdije në Spitalin e Mitrovicës, ku kishte marrë trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Me rastin e kësaj humbjeje, stafi i televizionit Tëvë1 dhe i emisionit “Logjikonomia” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta aktorit Agan Asllani dhe gjithë familjes së tij.

Në këto momente të rënda, ndajmë dhimbjen me familjen dhe urojmë që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Të Ngjashme