Përgatitjet për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova” kanë nisur, ndërsa produksioni po punon për përzgjedhjen e personazheve që do të bëhen pjesë e sezonit të ri.
Një sinjal për kastin ka ardhur nga moderatori Alaudin Hamiti. Ai ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi nga procesi i përgatitjeve, ku shihet një tabelë me portretet e konkurrentëve të mundshëm. Fytyrat janë mbuluar, duke mos lejuar që emrat të identifikohen.
“Prapa këtij blluri fshihen emrat dhe fytyrat që do të pushtojnë çdo bisedë tuajën këtë sezon. Kasti më i fuqishëm deri sot”, ka shkruar Alaudini krahas fotos.

Deklarata e moderatorit tregon se produksioni ka avancuar me përzgjedhjen e personazheve, megjithëse nuk është e qartë nëse të gjithë emrat që shfaqen në tabelë janë tashmë të konfirmuar si banorë.
Prej javësh kanë nisur të qarkullojnë emra të ndryshëm që mund t’i bashkohen BBVK5, por deri tani produksioni ka zgjedhur të mos zbulojë zyrtarisht konkurrentët.
Edhe data e nisjes së edicionit të pestë nuk është bërë ende publike. Deri atëherë, fotografia e Alaudinit mbetet një nga të dhënat e para nga puna që po zhvillohet për kastin e ri, për të cilin moderatori ka ngritur pritshmëritë duke e cilësuar si më të fuqishmin deri më sot.
