ShowBizzz

Upss/ Arlinda tregon më shumë se ç’duhet, moment i sikletshëm në BBVK 5(Video)

Një moment i sikletshëm është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5”, ku protagonistja këtë herë ka qenë Arlinda.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, banorja shihet teksa qëndron e ulur në divan, ndërsa në momentin që ngrihet, veshja i zhvendoset për pak çaste, duke i zbuluar pa dashje një pjesë të të pasmeve.

Situata ka ndodhur gjatë qëndrimit të zakonshëm të banorëve në shtëpi dhe nuk duket të ketë qenë një veprim i qëllimshëm nga ana e Arlindës.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/11/InShot_20261104_211126427.mp4
Pamjet janë shkëputur nga transmetimi i spektaklit dhe janë shpërndarë më pas në rrjetet sociale.

Arlinda është një nga 21 konkurrentët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Regjisorja 43-vjeçare ishte gjithashtu mes tre banorëve të parë që hynë në shtëpi më 29 tetor, një ditë përpara premierës zyrtare të formatit.

Që prej nisjes së spektaklit, ajo ka qenë pjesë e disa prej diskutimeve dhe situatave mes konkurrentëve, ndërsa këtë herë vëmendjen e ka marrë një incident i shkurtër me veshjen e saj.

Të Ngjashme