ShowBizzz

Alba s’i thotë jo një Big-u me Limin: ‘Do ta kuptonit çka do thotë adrenalina e një reality-show’

Alba Pollozhani nuk e përjashton mundësinë e një hyrjeje të dytë në një reality show, por këtë herë rregullat e lojës do të ishin krejtësisht të ndryshme. Teksa iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me një pjesëmarrje të mundshme në Big Brother VIP Albania, ajo tregoi se kjo eksperiencë mbetet “një sfidë mjaft e veçantë” për të.

Ajo pranoi se ka zbuluar një anë të re të vetes pasi formati i përshtatet mjaft mirë. “Kam zbuluar çuditërisht te vetja që mua më shkon shumë reality show, dhe vetë brenda vetes ndiej shumë pasion dhe adrenalinë kur jam në sfidë psikologjike, në kufizim total dhe 24/7 vëmendja e publikut”, është shprehur ajo.

Megjithatë, Alba sqaroi se për momentin nuk e ka mundësinë kohore për t’iu bashkuar formatit në Shqipëri. Por, nëse koha do t’i premtonte, ajo shpreh gatishmërinë e plotë për të hyrë si një lojtare me përvojë.

“Në rast se do ta kisha, me plot kënaqësi do të merrja pjesë kësaj radhe si një lojtare super profesioniste me eksperiencë, dhe vetëm e di që të gjithë lojtarët kur do të dilnin përjashta do të ishin me trauma të rënda psikologjike me mua aty”, deklaroi ajo pa hezituar.

E pyetur edhe për ish-partnerin e saj, Lim Hoti, me të cilin ndau rrugëtimin e saj në ekran, Alba Pollozhani nuk hezitoi të jepte një përgjigje të prerë. Ajo u shpreh se prania e saj do të ndryshonte gjithçka, duke theksuar se “në rast se do të isha aty brenda, atëherë do ta kuptonit se çfarë do të thotë adrenalina e një reality show”.

https://www.kosovarja-ks.com/wp-content/uploads/2026/07/alba.mp4

Të Ngjashme