Lajme

Tanku i ushtrisë serbe, i braktisur në tokën e familjes Bulliqi – Gjurmët e luftës në Çubrel

Ishte viti 1998.

Forcat serbe po lëviznin me këtë tank nëpër fshatin Çubrel të Skënderajt.

Por, gjatë kalimit nëpër fshat, tanku u vu në shënjestër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Goditjet bënë që ai të dilte nga rruga dhe të përfundonte në mal.

Prej 28 vitesh, tanku i braktisur vazhdon të qëndroj në të njëjtin vend.

Kujtimin nga kjo ngjarje, e ka të freskët Haxhi Bulliqi.

“Kur ka qenë lufta, kan ardhur tëposht, kur kanë ardhur këtu mbi shtëpi në mal, prej asaj ane UÇK e ka gjuajtur dhe e ka rrokur atë rroten dhe ju ka humbur drejtimi dhe u hy teposhtë këtu. Është mbetë në mal atje, gjysma është në mal topi me atë kupollen është mal. Do të thotë krejt ka qenë përmbys kur janë terhekur forcat serbe kanë ardh e kanë minirat vetë serbt dhe kjo prej detonimit u nda në dy copa, një pjesë është mbet atje, një pjesë është kjo që po e shohim këtu”, thotw Haxhi Bulliqi, banor i fshatit Çubrel.

Bulliqi rrëfen se tanku mbeti në pronën e familjes së tyre, pasi si shkak i pamundësisë për ta tërhequr nga mali, forcat serbe e minuan atë.

“Unë kam qenë më poshtë atje, pak më posht në mal, se ketu nuk kena pas nejë se u kon e djegne. Kur janë ardh forcat serbe kur e kanë minerat e kena ni krejt copat. Disa copat janë shku edhe atje posht. Kur jam shku fill sa jam ardh jena ngjit atje nalt e kena kqyr atë kupolen ku kanë nejt ushtria kish pas tesha, kishin mbetur ato pikat e gjakut që janë mbytur ushtria kur është rrotullu”, tregon ai.

Për këtë tank, pati disa tentativa që të largohet nga këtu.

Mirëpo, Bulliqi thotë se me këtë nuk u pajtuan.

“Këtë e ruajm, nuk e lëm me dëmtu. Ka pas tentim me ardh me terhek me marr po na nuk e kena leju. Edhe vin e vizitojm shumë njerzit, e kan vizituar gjith. Kështu që jet ky dokument. Vetëm se është mbetur pa mbikqyrje se nuk po ka kush me pastru me rregullu me qit një vend më të mirë, me rregullu” , thotë Bulliqi.

Ndonëse ky tank ka mbetur si një nga dëshmitë e paktë të luftës së zhvilluar në Çubrel të Skënderajt, Haxhi Bulliqi thotë se nuk ka pasur ndonjë iniciativë institucionale për përkujdesje ndaj tij.

Të Ngjashme