Alba Vukaj është larguar nga Big Brother VIP Kosova 2.
Bukuroshja nga Shkodra ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.
Kjo u bë pas një televotimi që u hap në spektaklin e së hënës nga ‘Vëllai i Madh’ me pyetjen ‘Kë doni ta largoni’.
E njëjta është pëlqyer për lojën e saj, ndonëse ka qenë më e sinqertë dhe më pak e përfshirë në debate.
Ajo është komentuar më shumë për raportet me meshkujt e shtëpisë që krijoi brenda.
Sidoqoftë, ka mbetur edhe pak javë deri në finalen e madhe të këtij reality shou.
Vlen të përmendet që finalja do të mbahet me datë 2 shkurt.