
3
Shqiptaro-amerikan i Albani Dervishi, do të marrë komandën e luftanijes USS Pearl Harbor në qershor të 2025. Pas 25 vjetësh në Shtetet e Bashkuara, ai realizon ëndrrën e tij, duke u bërë komandant i një prej anijeve më të fuqishme të SHBA-së.
Në një mesazh emocionues, Dervishi rrëfeu se ka lindur dhe u rrit në Tiranë, duke emigrur në Nju-Jork me familjen në moshën 16 vjeçare. “Kam filluar si marinar i thjeshtë dhe tani jam këtu, duke udhëhequr një luftanije”, tha ai. Me krenari, ai theksoi se ka shërbyer në disa prej operacioneve më të rëndësishme globale, duke përfshirë Luftën e Afganistanit dhe Irakut.Ambasada amerikane e uron për këtë arritje të jashtëzakonshme, ndërsa Dervishi theksoi se kjo është një nder dhe mundësi e jashtëzakonshme për të kontribuar në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA.