
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ndanë së fundi me ndjekësit e tyre në Instagram një video festive, e cila tregon atmosferën e ngrohtë të festave dhe lumturinë e familjes së tyre. Në video, Miriami është shfaqur me një fustan të bardhë elegant, duke shtuar një ndjesi festive dhe tepër të veçantë.
Por nje detaj i vecante ka shkaktuar më shumë reagime: Pikerisht është barku i saj, i cili është dukur më i rrumbullakosur se zakonisht. Ky detaj ka nxitur dyshime dhe spekulime mes fansave të çiftit, të cilët kanë filluar të pyesin nëse ata janë në pritje të ëmbël.
Disa prej tyre sugjerojnë se Miriami mund të jetë shtatzënë, duke krijuar kështu një valë pyetjesh dhe komentesh në rrjetet sociale. Megjithatë, deri tani, as Albani dhe as Miriami nuk kanë konfirmuar zyrtarisht asnjë informacion në lidhje me këtë mundësi.
bal