Aktorja e mirënjohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun Mariana Kondi është nderuar me titullin e rëndësishëm dhe shumë të veçantë “Albanian Excellence” në “Festivalin e parë të filmit shqiptar” në Boston.
Lajmin e bukur aktorja e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku krah një fotoje që ka realizuar teksa mban çmimin në duar, ka shkruar,
“Ndihem e vlerësuar nga Festivali i parë i filmit Shqiptar në Boston, Massachusetts me titullin ‘Albanian Excellence’! Festivali i kulturës, i dijes, humanizmit! Falënderoj të gjithë shqiptarët e Boston për emocionet e bukura që më dhanë”, ka shkruar aktorja.
View this post on Instagram
Gjatë karrierës së saj aktorja ka interpretuar një serë rolesh në kinematografinë shqiptare, në të cilat ka spikatur për talentin e saj të padiskutueshëm.
Kujtojmë që Mariana Kondi është vlerësuar me çmime të ndryshme gjatë karrierën e saj, ku do të veçojmë ndër të tjera titullin, “Mjeshtër i Madh”, dhënë në Presidenti i Republikës Meta.
bal